Ajo zbuloi një mavijosje të madhe në kofshën e saj teksa pozoi me sytjena dhe dantella të zeza.
Këngëtarja e “Like A Virgin” e cila kishte veshur të brendshmet gjysmë të tejdukshme, shfaqi një mavijosje me pamje të dhimbshme, teksa i drejtonte këmbën kamerës në foto të ndryshme.
Në galerinë e imazheve, Madonna përfshiu një pamje nga afër që tregonte dekoltenë e saj ndërsa një sërë bizhuterish i vareshin rreth qafës.

Madonna nuk tregoi se si e pësoi dëmtimin e këmbës edhe pse në mënyrë sfiduese deklaroi në mbishkrimin e saj se jeta e kishte rrahur.
“Jeta më ka rrahur! A mendoni se unë e kam problem. Vetëm djalli kujdeset….,,,,,,,,,,,, VESHJE SHTËPIE…………….. @versace”, ka shkruar Madonna.

Në një pamje nga afër të mavijosjes, Madonna ishte shtrirë në një divan, me këmbën e lënduar përballë kamerës.
Ajo kishte veshur geta të zeza, të brendshme me dantella dhe një mantel të mëndafshtë “Versace” të lidhur në belin e saj të hollë. Mbretëresha e Pop-it mbante gjithashtu syze dielli dhe disa gjerdan verbues.
