11.3 C
New York
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

Kush e kontrollon territorin në Siri?

- Advertisement -

Pavarësisht skenave të festimeve të bashkuara të shfaqura në Siri pas përfundimit të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assadit, ende ka shumë ndasi brenda vendit.

Grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) është aktualisht në krye të Sirisë pasi rrëzuan Assadin.

Ish-dega e al-Qaedës vazhdon të jetë në listën e organizatave terroriste të disa vendeve perëndimore, por kanë premtuar siguri për sirianët dhe marrëdhënie paqësore me fqinjët.
Ata kontrollojnë një pjesë të madhe të perëndimit të vendit, duke përfshirë qytetet kryesore si Aleppo, Hama, Homs dhe kryeqytetin Damask. Në veri, ka përplasje midis grupeve të mbështetura nga Turqia dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF), të përbëra kryesisht nga luftëtarë kurdë, shkruan skynews.

SDF kërkon një shtet të pavarur kurd që përfshin Sirinë, Irakun dhe Turqinë – megjithëse ka edhe milici të krishtera dhe arabe që luftojnë për ta. Grupi aktualisht kontrollon Kobanin dhe Qamishlin në kufirin verior turk, si dhe Deir Ez Zorin në lindje.

Duke ndarë zonat e kontrollit të SDF, ndodhet territori i mbajtur nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA). SNA është një rrjet milicish të mbështetura nga Turqia, të formuar pasi shteti turk dërgoi trupa në Siri në vitin 2016 për të shtyrë mbrapa si grupin Shteti Islamik ashtu edhe grupet kurde.

Ka shumë milici më të vogla aktive në të gjithë vendin, përfshirë Shtetin Islamik dhe koalicione të tjera më të gjera të grupeve rebele, si Grupi i Operacioneve të Jugut. Në jugperëndim të Sirisë, vendi po përballet me ushtrinë izraelite.

Izraeli ka trupa në Malin Hermon, i cili ndodhet në kufirin midis Sirisë, Libanit dhe një zone tampon të çmilitarizuar të OKB-së në Lartësitë e Golanit. Ministri i mbrojtjes i Izraelit u ka dhënë urdhër trupave që të përgatiten të qëndrojnë atje gjatë dimrit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit