1.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Kush e formon qeverinë e re? Shenoll Muharremi tregon 5 skenarët e mundshëm

- Advertisement -
Analisti Shenoll Muharremi, ka publikuar të gjithë skenarët e mundshëm për formimin e qeverisë së re.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka dhënë pesë skenarë, se si do të mund të formohet qeveria e re përmes koalicioneve.

Postimi i tij i plotë:

Të Gjitha Skenarët: Kush e Formon Qeverinë e Re?

Zgjedhjet e 9 shkurtit po na japin një rezultat rezultat interesant: LVV doli e para, me shumë gjasë me 48 ulëse. Partitë tjera pritet të i kenë përafërsisht: PDK me 24, LDK me 20, AAK-N me 8, pakicat joserbe me 10 dhe pakicat serbe me 10. Tash pyetja kryesore është: kush mundet me formu qeverinë, kush i bën qato minimum 61 votat?

Opcioni 1. LVV: A mundet vet?

LVV, nëse i ka 48 deputetë, edhe pakicat joserbe janë të garantume me q enë në qeveri, pra 48 + 10 = 58. E ka me gjasë edhe një deputet serb, kjo shkon në 59. Por problemi është që 59 nuk janë 61. I bjen që duhet ose me ‘kidnapu’ naj deputet të opozitës, ose me gjet nji partner t’ri.

Opcioni 2: LVV + AAK-N (66 vota)

Një skenar tjertër është që LVV me e bo marrëveshje me AAK-Nisma. Ose me njërën prej tyre, se dyjat kanë me pas deputetë në Kuvend. Ata i kanë 8 deputetë bashkë. Këtu me pakicat joserbe i bjen 66 vota. Po edhe nëse ‘nuk pajtohen’ AAK e Nisma, njëra prej tyre mundet me u bashkangjitë. Dihet që polemikat gjatë fushatës kanë qenë të forta, por AAK dihet që luan pragmatikisht kur vjen puna te pushteti. Ky skenar nuk duhet me largu prej opcionit tërërsisht, sidomos pas ndonjë krize.

Opcioni 3: LVV +Pacikat + LDK (78 vota)

LDK me 20 deputetë (pse një më shumë) i jep LVV me pakicat joserbe një shumicë komode. Por a është kjo reale? Tash për tash, LDK e sheh veten si opozitë e fortë, këtë po e konfirmon secilën ditë. “Nuk hyjmë me LVV”. E meqë se veç e ka përjetu nji koalicion me LVV që s’ka zgjatë shumë, duket zor me u realizu ky skenar.

Opcioni 4: LVV + PDK + Pakicat joserbe (82 vota)

Nuk duket e mundshme, po refuzohet nga PDK fuqishëm akuitalisht. “Nuk bëjmë me LVV-në në koalicion” – kategorikisht po deklarojnë secilën ditë. Po në anën tjetër, mos janë duke e rritë pazarin? PDK e don kryeministrin, dihet ajo punë. E LVV dëshiron stabilitet. Albin Kurti i lodhur tashmë nuk dëshiron avantura. Ky koalicion, edhe pse nuk po duket i mundshëm, është opcioni më stabil. Sidomos humri i votave e zgjidh “nyjen e presidentit”. Koalicioni i ka 82 vota dhe kjo nënkupton që edhe presidenti mundet me qenë pjesë e ‘hises’. E LVV kish me thënë “pse nëse ne ju japim kryeministrin, pse Albini mos me u bë president?”

Opcion 5: Opozita e Bon 61-shin?

 

Nese LVV bash nuk don me bashkëpunu edhe insiston me shku në opozitë, opzita mundet me kriju qeverinë e vete. A i ka votat? Po, 62 vota. Po a do t’bohet? Pse jo, dikush duhet me formu qeverinë. Nëse LVV nuk mundet me formu, opozita duhet me qenë e gatshme për me formu qeveinë e saj. Po, a e pranon LDK me u bo bashkë me PDK? LDK nuk është që e preferon shumë se e ka qasjen “mos na përzini me tjerët” por nëse pajtohen me zbatu programin në masë të madhe rruga e re dhe nëse i fiton gjysmën e ministrive, përfshi financat, mesiguri e kosideron seriozisht këtë punë. AAK ka deklaru që e përkrahë një qeveri prej opozitës, këtu nuk ka dyshim.

…………….

Kush i ka gjasat më të mdhaja?

Qito opcione duhet me i përcjellë:

LVV + Pakicat joserbe (58 vota nuk mjaftojnë)
LVV + AAK-N + Pakicat joserbe (66 vota, skenar i mundshëm)
PDK + LDK + AAK-N + Pakicat joserbe (62 vota, opozita merr pushtetin)
LVV + PDK + Pakicat joserbe (82 vota, skenari më i vështirë, por më stabil dhe i qëndrueshëm me letrën e presidentit të përfshirë)

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit