7.9 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Kush duhet të jetë kryetari i ri i PDK-së, dhe a do të rikthehet në listën e kandidatëve për deputet, flet Adem Grabovci

- Advertisement -

Ish-shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci e ka vlerësuar lart dorëheqjen e Memli Krasniqit nga drejtimi i PDK-së.

Grabovci ka thënë se ky është një mesazh i qartë për secilin dhe pasuesin që vjen se PDK është mbi çdo individ dhe se të gjithë janë në shërbim të partisë.

Grabovci në një prononcim për IndeksOnlinë ka thënë se PDK ka një potencial të jashtëzakonshëm që pret angazhim dhe mobilizim.

Sa i përket kandidaturës së mundshme të Bedri Hamza, Grabovci ka thënë se ai është një nga figurat më të mira të PDK-së që ka dëshmuar lidership edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ka bërë kthesë të jashtëzakonshme.

Por, a do të jetë ai pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme?

“Gjatë jetës sime ka qenë gjithnjë aty ky është vlerësu edhe është pa e nevojshme për të dhënë kontributin tim. Asnjëherë nuk iki nga përgjegjësitë që ma kërkojnë organet drejtuese të partisë”, ka thënë ai.

Intervista e plotë e Grabovcit:

 

Të ngjashme

Të fundit