8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kush do ta pasojë Erdoganin në Presidencë?

- Advertisement -

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se zgjedhjet lokale do të jenë të fundit për të, duke ndezur kështu debate lidhur me pasardhësin e tij. Pak ditë më parë, presidenti turk njoftoi tërheqjen e tij nga politika, duke thënë konkretisht se zgjedhjet e marsit do të ishin të fundit për të, deklaratë që nuk është thënë për herë të parë nga Erdogan, por mendohet se kjo do të jetë hera e fundit.

“Për mua këto janë zgjedhjet përfundimtare, këto janë zgjedhjet e mia të fundit. Rezultati do të jetë kalimi i një besimi për vëllezërit e mi që do të vijnë pas meje,”- tha ai.

Deklarata e presidentit turk nuk është befasuese pasi sipas Kushtetutës, Erdogan nuk mund të kandidojë për një mandat tjetër, por Rrjeti Gjerman i Lajmeve (RND), ka nisur që të “nuhasë” lidhur me pasardhësin e tij. Ndaj dhe për ta, kandidati i mundshëm për president është një nga dhënturët e presidentit turk, Selçuk Bayraktar, president i kompanisë së industrisë së mbrojtjes “Baykar”.

“Bayraktar është i popullarizuar me tre milionë ndjekës në X”, dhe ai gjithashtu ka sfondin e nevojshëm islam, pasi babai i tij ishte i besuar i liderit islamik dhe mentorit të Erdoganit, Necmetin Erbakan. Përveç kësaj, Bayraktar nuk duket se e përjashton përfshirjen në politikën turke.

“Deri në vitin 2028, megjithatë, shumë mund të ndodhin. Ndoshta Erdogan do të kuptojë deri atëherë se vendi i tij ka ende nevojë për të. Dhe nëse ai rishikon ose thjesht injoron Kushtetutën, ai mund të kandidojë për një mandat tjetër,”- përfundon RND.

Ky inxhinier 44-vjeçar, shpesh i krahasuar me sipërmarrësin amerikan Elon Musk, sot ka aureolën e heroit kombëtar. I martuar me Sümeyye (foto poshë), vajzën e vogël të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, krahasohet edhe me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai i mundësoi Turqisë të modernizonte armatimin, pra mishëron një njeri avangardist, por nga ana tjetër, ai është dhe një besimtar i devotshëm. Ekziston një video në internet që tregon se kur ishte fëmijë ai pati shpikur një mjet që i ndihmonte besimtarët të mos humbisnin faljen e namazit. Figurë që ngjall siguri, simboli i fitoreve në fushatat ushtarake turke, si jashtë vendit, po ashtu dhe brenda territorit kombëtar në betejën kundër luftëtarëve kurdë, ai plotëson të gjitha kriteret që kërkon vjehrri i tij.

Media gjermane: Kush do ta pasojë Erdoganin në Presidencë? 

SÜMEYYE DHE SELÇUK BAYRAKTAR

Themelues i një biznesi të madh familjar, i ati fillimisht u fokusua në prodhimin e pjesëve të automobilave, duke qenë njëkohësisht edhe këshilltar në bashkinë e Stambollit, të drejtuar në atë kohë nga Erdogani. Patriarku e mësoi djalin e tij të talentuar ta donte qiellin. Piloti amator i futi në gjak Selçukut të vogël si dhe dy vëllezërve të tij pasionin për aviacioniin duke i marrë me vete në fluturime mbi malet turke. Nëna e tij, me profesion ekonomiste dhe programuese, i inkurajoi pasionin e tij për kompjuterët.

Kaq duhej që fëmija të kalonte orë të tëra duke ndërtuar modelë aeroplanësh të kontrolluara me radio. Pas një qëndrimi në Universitetin Teknik të Stambollit, ai vazhdoi studimet në Universitetin prestigjioz të Pensilvanisë, në Shtetet e Bashkuara. Selcuk Bayraktar u rekrutua në punë nga Instituti famshëm i Teknologjisë (MIT) në Masaçutes ku fitoi një bursë për të punuar në sistemet e helikopterëve pa pilot.

Sapo u kthye në atdheun e tij, në 2007, “fëmija i jashtëzakonshëm” iu bashkua biznesit familjar si drejtor teknologjive të reja. Ai më pas testoi dronin e tij të parë, Mini UAV, në malet me borë të Anadollit, që shërbente për të monitoruar rebelët e armatosur të PKK-së kurde. Mbi këto baza filloi projekti që do ta bënte atë një yll: “Bayraktar TB2”, një dron në gjendje të fluturojë për 27 orë, që transporton armatime të drejtuara me lazer dhe që kushton 5 milionë euro.

Me mbi 2000 punonjës të dislokuar në një kampus në veriperëndim të Stambollit, që i ngjan atij të Google dhe me 2.8 milionë ndjekës në Tëitter, Selçuk Bayraktar synon ta përdorë popullaritetin e tij mesa duket edhe në politikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit