5.4 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Kush do ta mendonte që në presidencë do të vendoseshin flamuj partiak?

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Kush do ta kishte menduar që në një Kosovë të lirë, flamuri i UÇK-së nuk do të ishte flamur shtetëtor e nuk do të hijeshonte institucionet?

Kush do ta mendonte që në presidencë do të vendoseshin flamuj partiak?

Kush do ta mendonte që përfaqësuesit më të lartë shtetëtor të Kosovës do të përmendnin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si një materie të zbrazët nga brenda, si një balon pa gjë brenda, pa përmendur asnjë nga udhëheqësit e saj?

Kush do ta mendonte që secili pushtetar i kalueshëm dhe i përkohshëm, do të konstruktonte dhe dekoronte heronjtë e vet?

Kush do ta mendonte që 17 shkurtin Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ditën më të madhe të popullit të përvuajtur të Kosovës, dikush do t’a bixhozonte me 10 shkurtin, ditën e avanturave të pakumptimta të një grupi anarkistësh, e cila në atë kohë nuk gëzonte asfar’ mbështetje publike dhe politike?

Kush do ta ketë menduar tashmë se ku do të na shpierë e tërë kjo nesër? Ku?

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit