14.4 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Kush do ta fitojë sonte Topin e Artë?

- Advertisement -

Sonte do të ndahet çmimi prestigjioz individual Topi i Artë me revistën franceze “France Football” që do ta shpërblejë, siç e do zakoni, futbollistin më të mirë të vitit.

Në garë për këtë çmim, i cili do të ndahet në një ceremoni në Paris të Francës, janë ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele dhe ylli i Barcelonës, Lamine Yamal.

I pari pati sukses të jashtëzakonshëm duke pasur ndikim dhe merita për triumfin në Ligën e Kampionëve, të parin në histori të parisienëve.

Kurse i dyti e bëri një sezon të mrekullueshëm në nivelin personal, ndërsa e fitoi La Ligan me Barçën.

Favorit i lehtë për ta fituar Topin e Artë sivjet është francezi, dikur pjesë e Borussia Dortmundit dhe Barcelonës, por pa gjasa nuk mbetet as super-talenti spanjoll, i cili thuhet se e ka marrë rrugën drejt Francës me 20 familjarë, që nënkupton se beson që do ta fitojë Topin e Artë.

Sidoqoftë, gjithçka do të zbulohet sonte dhe cilido lojtar që e fiton nuk do të ishte befasi apo e pamerituar.

Vitin e kaluar, ndonëse të gjithë prisnin që Topin e Artë do të fitonte sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, në fund ky trofe i takoi mesfushorit spanjoll të Manchester Cityt, Rodri.

Të ngjashme

Të fundit