Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për, siç thotë ajo, “goditje të re ndaj Radio Televizionit të Kosovës”, përmes transmetimit të një materiali me karakter propagandistik.
Në një postim në Facebook, Kusari ka theksuar se në Lajmet Qendrore të RTK-së është transmetuar kënga e këngëtares Adelina Ismajli, që i kushtohet veriut të vendit, vetëm një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Sipas saj, qëllimi i këtij transmetimi ka qenë promovimi i të arriturave të Vetëvendosjes në atë pjesë të vendit.
Postimi i plotë:
24 ore pas menyres skandaloze te raportimit per gjendjen buxhetore te RTK, VV godet me materialin tjeter propagandistik te nje niveli te ri.
VV-ja sonte, nje nate para zgjedhjeve lokale ne Mitrovice, ne buletinin propagandistik qendror ne RTK i ka jape hapesire nje kenge te Adelines per veri.
Kenga ka per qellim t’i tregoje publikut, permes pamjeve, te arriturat e VV-se ne veri.
Fillimisht eshte paralajmeru ne lajme, hej ne lajmeeeee… kur eshte hera e fundit qe nje kenge eshte promovu ne lajme? Dhe pastaj eshte transmetu kenga e plote. Paramendoni, kenge me pamje propagandistike politike transmetohet ne prime time.
Per te bere spotin politik propagandistik, Adelines i eshte japur qasje ne hapesire ku ata qe duhet te kene qasje, pra gazetaret, nuk lejohen as te afrohen. Kete e konfirmova me te pakten tre gazetare kredibile qe une iu besoj.
VV-ja eshte duke e keqperdore pushtetin qe e ka duke e perdore transmetuesin publik si vegel per me ia shperla trurin publikut.
Turp per VV-se dhe turp per menaxhmentin e RTK-se.
Nderkohe, kryeministri Kurti dhe VV vazhdon te tallet me familjet e 700 punetoreve te RTK-se duke i lene pa paga.






