31.3 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Kusari: Prokuroria e ka hedhur poshtë kallëzimin penal, Llugaliu ka thënë se kishte bërë humor

- Advertisement -

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se kallëzimi penal i saj ndaj Mentor Llugaliut, është hedhur poshtë.

Ajo ka njoftuar në rrjete sociale, se Llugaliu është arsyetuar duke thënë se ka bërë humor, dhe se nuk e ka pasur fjalën për Kusarin.

Postimi i plotë:

Sapo u njoftova nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që kallëzimi penal ndaj mbështetësit të VV-së dhe të dyshuarin Mentor Llugaliu është hedhur poshtë.

Në deklaratën e tij pranë organeve të ndjekjes, Llugaliu ka deklaru që në 101 postimet ku e përmend ‘Mickojen’ nuk e ka pasur fjalën për mua dhe se ka bërë humor.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka gjetur që nuk ka ngacmim, ndër të tjera sepse:

1. Llugaliu nuk më ka kontaktuar direkt (nuk më ka ngacmuar me kontakt direkt)

2. 101 postimet e Llugaliut janë kritikë për çështje profesionale ndaj meje dhe nuk janë kërcënim fizik apo frikësim i qëllimshëm

3. Statusat janë fyerje dhe shpifje dhe duhet të ndjeket peocedurë civile

Unë kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re. Hezitimin e kam pasë të bazuar.

Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit.

Të ngjashme

Të fundit