Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita, pasi Nacionale publikoi një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.
Zonja Kusari-Lila sonte ka qenë e ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur për përgjimet e publikuara sot.
Ajo ka theksuar se është zëri i saj ai që dëgjohet në përgjime.
“Po është zëri im ai që dëgjohet në përgjimin e paautorizuar si duket nga Slavko Simiq në vitin e kaluar, kur ka ndodhur ajo bisedë në zyrën time në Kuvendin e Kosovës” – theksoi ajo.