Juristja e mediave, Flutura Kusari, e ka quajtur fitore të parë vendimin e Gjykatës Komerciale për shtyrjen e vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit.
“Fitorja e parë! Gjykata sot ka vendosur to bllokojë qeverinë në tentativën e saj që ta mbyllë Klan Kosovën. Vendimi është masë e përkohshme apo masë e sigurisë e cila është në fuqi derisa të vendoset për padinë në tërësi”, ka shkruar Kusari në Facebook.
“Sipas vendimit, argumentet që e kanë shtyrë gjykatën që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të MINT janë: 1. Vendimi e lë pa regjistrim juridik Klan Kosova dhe rrjedhimisht nuk mund të ushtrojë veprimtari ekonomike; 2. Vendimi do të rezultonte në marrjen e licensës nga ana e KPM-së; Do të ndërprehej marrëdhënia e punës e 220 punëtorëve”.
Më poshtë gjeni pjesën tjetër të shkrimit të Kusarit:
Fitorja e parë
Gjykata sot ka vendosur to bllokojë qeverinë në tentativën e saj që ta mbyllë Klan Kosovën. Vendimi është masë e përkohshme apo masë e sigurisë e cila është në fuqi derisa të vendoset për padinë në tërësi.
Sipas vendimit, argumentet që e kanë shtyrë gjykatën që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të MINT janë:
1. Vendimi e lë pa regjistrim juridik Klan Kosova dhe rrjedhimisht nuk mund të ushtrojë veprimtari ekonomike
2. Vendimi do të rezultonte në marrjen e licensës nga ana e KPM-së
3. Do të ndërprehej marrëdhënia e punës e 220 punëtorëve
Por, aspektet më të rëndësishme që gjykata i ka thënë janë të njëjta me ato i kemi thënë që dy muaj që
a) Klan Kosova i ka bërë përmirësimet e duhura teknike në regjistrimin e biznesit në Maqedoni dhe
b) vendimi ka pasoja për lirinë e mediave.
Vendimi i sotëm gjyqësor – ndonëse i përkohshëm – është indikator shumë i fuqishëm që tenativa e qeverisë për të mbyllur Klan Kosova është e kundërligjshme, arbitrare, joproporcionale dhe me rrezik të madh për pluralizimin e mediave.
Ky vendim i jep hapësirë Klan Kosovës që të vazhdojë lirshëm operimin në dy tri vitet e ardhshme derisa gjykata të vendosë për padinë e tyre. MINT me siguri apelon por besoj edhe apeli vendosë njëjtë.
Sidoqoftë, ky vendim nuk e ndryshon qasjen e qeverisë që me çdo kusht dhe në çfardo forme i lufton mediat dhe gazetarët – duke i denigruar me gjuhë të rrezikshme dhe me pasoja për ta, duke mos i mbrojtur fizikisht gjatë tensioneve dhe duke provuar t’i mbyllë ato.
Komisioni i Pavarur për Media (KPM) është i obliguar që të lëshojë vendim me të cilin konfirmon që çështjen e certifikatës së biznesit të Klanit do ta adresojë pas vendimit final gjyqësor.
Mos të harrojmë, në një moment të rëndësishëm për lirinë e mediave, KPM-ja është tregu profesionale, e drejtë dhe qartësisht në anën e lirisë së medias, si asnjëherë më parë. Kam besim në kryetarin e KPM-së dhe në disa anëtarë. Bravo.
Për fund, solidarizimi i gazetarëve dhe mediave me njëri tjetrin ka qenë shembullor. Ju lumtë, jeni të mrekullueshëm.