16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Kusari për Krastën: Intervistë e pasinqertë, dashakeqëse dhe fyese për publikun

- Advertisement -

Juristja e mediave Flutura Kusari e ka quajtur intervistë të pasinqertë, dashakeqëse dhe fyerse për publikun, intervistën e zëvendësdrejtorit të RTK-së Adi Krasta, transmetuar në RTK.

Kusari ka thënë se “Intervista e Adi Krastes konfirmoi që Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë shlirë në RTK përmes Adit dhe anëtarëve të mbetur të bordit. Mirë qe u konfirmua zyrtarisht. Megjithatë, ai dhe bordi nuk do ta kenë të lehtë sepse ka shumë në RTK që nuk i nënshtrohen as atij e as VV-së. “.

E plotë:

Intervistë e pasinqertë, dashakeqëse dhe fyese për publikun

Adi Krasta është ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Ai është Zyrtari Kryesor Administrativ (ZKA) dhe është i autorizuar në xhirollogarinë bankare të RTK-së, pra gëzon kompetenca të njëjta si drejtori i përgjithshëm. Ai po e mohon që e mban këtë pozitë për t’i ikur përgjegjësisë publike për mosndëshkueshmërinë rreth përhapjes së propagandës politike në RTK. Nice try por nuk i hecë.🛑
Intervista e Adi Krastes konfirmoi që Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë shlirë në RTK përmes Adit dhe anëtarëve të mbetur të bordit. Mirë qe u konfirmua zyrtarisht. Megjithatë, ai dhe bordi nuk do ta kenë të lehtë sepse ka shumë në RTK që nuk i nënshtrohen as atij e as VV-së.💙
RTK-duhet duhet të vazhdojmë ta monitorojmë, ta diskutojmë dhe ta mbajmë përgjegjës partinë në pushtet për vazhdimin e shkatërrimit të transmetuesit. Për këtë të gjithë ne që kërkojmë llogari do të paguajmë çmim, sepse do t’i vazhdojmë t’i nënshtrohemi lincimeve, fyerjeve, propagandës dhe rrenave të orkestruara nga partia për të na frikësuar dhe për të na dehumanizuar.🕵️‍♀️
Për mua, tema e skandalit të publikimit të lajmit të rremë pak a shumë u konsumua. Lajmi është gatuar nga partia, është publikuar nga partia dhe partia i mbron ata që ia mundësuan propagandën. Ky është vetëm fillimi.🔚

Partia përgjithësisht do të ngadhënjejë në RTK derisa të vie partia tjetër por neve na takon ta dokumentojmë këtë pjesë të historisë tonë.

Nga nesër propozoj që të kalojmë në një temë tjetër.

Naten e mirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit