Bekim Kupina, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani ka reaguar sërish në lidhje me raportimet e mediave për pajisjen me pasaportë diplomatike për dizajnerin Valdrin Sahiti.
Kupina ka thënë se presidentja nuk ka kompetenca ligjore të japë pasaporta.
Rreth kësaj ka reaguar juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari.
Në llogarinë e saj në Facebook, Kusari ka thënë se Presidenca ka reaguar për me i shajtë gazetarët dhe jo për t’i mbrojtur.
“Reagoi Prisidenca, jo me i mbrojt gazetarët por me i shajtë.” – ka shkruar ajo.
Kujtojmë se ditë më parë gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht nga tre persona, dhe për këtë gjë as Presidentja Vjosa Osmani as nga kabineti i saj nuk e kanë thënë asnjë fjalë.