Juristja e mediave, Flutura Kusari ka komentuar vendimin e Gjykatës për dënimin e Dimal Bashës për shpifje. Kusari me këtë rast tha se nëse do të ishin përdorë standardet e vetë Bashkës dhe ministrit në detyrë të Financave Hekuran Murati që shpifja me qenë vepër penale, atëherë Basha do të kishte shkuar në burg për shpifje.
“Nëse ishin përdorë standardet e Dimal Bashes dhe Hekuran Muratit që shpifja me qenë vepër penale, Dimal Basha ish shku në burg për shpifje. Pavarësisht ëndrrave të VV-së, shpifja është dhe do të mbetet e rregulluar me ligj civil në Kosovë. Ndërsa aktgjykimin në fjalë jam duke e analizu dhe shpresoj të gjej kohën me publiku një analizë të këtij vendimi”, ka shkruar Kusari në rrjetin e saj “facebook