Mimoza Kusari Lila dëgjohet derisa e pranon se ka komunikuar me të dyshuarin për krime Millan Radojiçiq në një bisedë me Sllavko Simiqin e Listës Serbe. Por, vetëm pak muaj më parë ajo shfaqte gjuhë mjaft të ashpër ndaj Simiqit dhe kolegëve të tij në Kuvendin e Kosovës kur këta kishin dhënë dorëheqje si deputetë.
Ishte nëntori i vitit të kaluar. Kohë kur Lista Serbe kishte vendosur që të largohej nga institucionet e Kosovës, vendim të cilin fatkeqësisht po e mbajnë edhe tash megjithëse deputetët e saj janë rikthyer formalisht.
Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari, kishte folur në serbisht nga Kuvendi duke i cenonduar ata se vepronin thjesht me urdhra nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Kusari Lila kishte thënë që “burrat dhe gratë po ballafaqohen me presion dhe dhunë të vazhdueshme të projektuar dhe orkestruar nga Serbia për të braktisur punën.”
Por, ajo ishte direkte edhe ndaj deputetëve të Listës Serbe.
“…deputetët serbë me urdhër të Vuçiqit dorëzuan mandatet… edhe edhe kur ishin këtu nuk përfaqësuan as minimalisht qytetarët, ata asnjëherë nuk adresuan nevojat dhe nuk folën për interesat e qytetarëve të Kosovës,” – ishte shprehur ajo.
Kujtojmë se Sllavko Simiq kishte qenë deputet i Listës Serbe para se të jepte dorëheqje në atë nëntor.