Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ftuar në emisionin “Konteksti” në ATV, ka vazhduar të mohojë një pjesë të madhe të përgjimeve të publikuara nga Gazeta Nationale ku dëgjohet Kusari-Lila duke biseduar me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Lidhur me momentin kur Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës 5 telefonata që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin, Kusari-Lila e mohoi duke thënë se “nuk është e vërtetë”.
“Unë ta garantoj me jetën time që absolutisht, jo pesë po as dy nuk kanë qenë,” – tha ajo.
Kujtojmë se gazetari Berat Buzhala ka treguar se si në këtë përgjim Sllavko Simiqi i thotë Kusarit se (sic) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Millan Radojiçiqin. Mimoza Kusari mbeti në heshtje.
Ajo dje në një emision kishte thënë që kishte biseduar vetëm njëherë ndërsa sot ndryshpi paska deklaratën duke pohuar “as dy herë nuk ka qenë”.