Flutura Kusari, juriste e medias, ka kritikuar pushtetin për kritikat ndaj mediave.
Sipas Kusarit, këto kritika janë qëllimkëqija.
Tutje, ajo ka treguar edhe arsyen, sipas saj, që qëndron prapa këtyre kritikave.
“Sulmet ndaj mediave janë qëllimkëqija, synojnë fshehjen e dështimeve qeverisëse dhe ikjen nga llogaridhënia. Kur sulmet ndaj mediave vine të kamufluara si kritikë nga disa që do të duhej të ishin në vijën e parë të mbrojtjes ndaj mediave, ato e kanë vetëm një qëllim: mbrojtjen dhe arsyetimin e luftës speciale të pushtetit ndaj mediave” – ka shkruar ajo.