![Kusari-Lilës i thahet fyti duke e mbrojtur Martin Berishajn me zë të lartë, mezi rimerr veten Kusari-Lilës i thahet fyti duke e mbrojtur Martin Berishajn me zë të lartë, mezi rimerr veten](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/mimoza.png)
Në Kuvendin e Kosovës pati debat për situatën me energji elektrike në Kosovë si dhe hetimet e deritashme parlamentare që implikojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.
Në një moment teksa shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila fliste i thahet fyti dhe fillon të kollitet.
Gjersa ajo me ton të lartë po e mbronte Berishajn, asaj iu mor zëri.
Disa herë ajo tentoi ta riniste fjalimin e saj, por në fund e la të vazhdonte në një moment tjetër.