Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kjo parti është pro formimit të Komisionit Hetimor për Energjinë dhe hetimin e të gjitha rasteve që ndërlidhen me këtë çështje në vend.
Madje, ajo tha se është pro hetimit edhe në kohën kur vetë ka qenë në pozitën e zëvendëskryeministres dhe ministres në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, në qeverinë e vitit 2011.
Këto deklarata, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila, i ka bërë në emisionin “News Talk” në Klan Kosova FM.
Tutje, sipas saj, vetë opozita është ajo që po e bllokon formimin e këtij Komisioni Hetimor.
“Kjo është dalluar edhe dje në Kuvend kur nuk u votua për formimin e tij, pavarësisht se në sallë ishin 61 deputetë”, ka thënë Kusari – Lila, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se dje ka dështuar votimi i Komisionit Hetimor për Energjinë, ku në sallë ishin 61 deputetë, por nga ta morën pjesë veç tre e të tre abstenuan.