6.8 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Kusari-Lila: Vuçiqi po gënjen vazhdimisht për situatën në veri

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Serbia vazhdimisht është duke gënjyer në raport me zhvillimet në Veriun e Kosovës.

Vuçiq e ka thelluar propagandën duke pretenduar se në Kosovë “serbët po persekutohen”, dhe duke thënë se “shqiptarët po armatosen”.

Kusari-Lila, në DPT te Fidani të T7, ka shtuar se edhe reagimi i ulët i bashkësisë ndërkombëtare e ka bërë të vetën.

“Është thënë tash që ju kanë dhënë Serbisë ultimatum 48 orë për t’i tërhequr barrikadat.

Ajo ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare mund ta parandalojë eskalimin.

“Shpërthimi i konfliktit nuk është situatë që mundet të ketë mes, është një situatë që mund të parandalohet”, ka thënë Kusari-Lila.

Po ashtu shefja e grupit parlamentar të VV-së, thotë se Serbia pos shqiptarëve është duke ushtruar presion të madh edhe ndaj serbëve, duke thënë se serbët janë detyruar me dhunë të dalin në barrikada.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit