17.4 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Kusari-Lila: Vazhdimi i mbajtjes së masave ndaj Kosovës s’ka kuptim

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, i ka quajtur të pakuptimta masat e BE-së ndaj Kosovës. Ajo ka thënë se është e pakuptimtë që masat vazhdojnë të mbesin në fuqi kundër Kosovës, derisa kanë dalë informacione mbi rolin agresiv të Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Kusari-Lila ka thënë se janë vendosur masa për Kosovën vetëm pse i ka dërguar kryetarët e zgjedhur në Veri nën përcjellje policore, ndërkohë që ndaj Serbisë s’ka masa edhe përkundër se ka organizuar sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe ka planifikuar edhe sulm tjetër.

“Për heqjen e masave është një proces që nuk ka asnjë kuptim, d.m.th. mbajtja e masave ndaj Kosovës në kohën kur sot dalin informacione që jo vetëm që Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit por Serbia ka pasur të planifikuar një sulm tjetër dhe ka pasur lëvizje masive ushtarake drejt kufirit me Kosovën. Artikulli në Times ku tregohet se janë deklasifikuar informacionet nga Pentagoni dhe nga këshilltari për siguri të lartë të Shtëpisë së Bardhë për t’iu dhënë informacion dhe për të dërguar mesazh të shpejtë të gjitha vendeve anëtare të NATO-s se Serbia po bën lëvizje ushtarake drejt Kosovës për të parandaluar, e tregtojnë synimin e Serbisë ndaj Kosovës. Ndaj Kosovës janë masat në fuqi si rrjedhojë e shkuarjes së katër kryetarëve, ndërsa në Serbi nuk ka masa përkundër që e kanë organizuar e mbështetur një sulm terrorist e është gjetur gjithë ai municion”, ka thënë ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kusari-Lila është shprehur se diskutimi për këto masa të BE-së “është i pakuptimtë në sistemin demokratik apo në mbajtjen e vlerave ku dy shtete duhet të maten në rrugëtimin drejt BE-së

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit