Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, po vlerëson se është për keqardhje sesi njerëzit komentojnë se Qeveria Kurti, i mundësoi Aleksandar Vuçiqit të japë ultimatume dhe deklarata të tilla për Kosovën.
Kusari-Lila, në DPT Fidani, tha se fakti qëndron se Qeveria e Kosovës, e demaskoi Aleksandar Vuçiqin për veriun.
”Është për keqardhje kushdo që e thotë se Qeveria e Kosovës, ia ka mundësu Vuçiqit këtë deklarim”.
”Në fakt, Qeveria e Kosovës, e ka prezantu, ia ka çjerrë maskën Vuçiqit, në krejt skenarët që ai ka mendu për veriun, në krejt format që ai ka punu me instrumentalizu komunitetin serb në veri dhe mekanizmat që ka përdorë”.
”Nëse shiqohet në detaje, kërkesat e presidentit Vuçiq, janë zhbërje e krejt orientimeve dhe veprimeve që ai ka shti serbët e Kosovës me i marrë”.
Mes tjerash ajo foli edhe për raportet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, për të cilin tha se nuk kanë dalime në orientim”.
”Unë kam pasë kujdes gjatë gjithë kohës dhe rezervoj veten me komentu deklarata të presidentes por edhe kryeministrit.
”Mendoj që edhe presidentja edhe kryeministri, me angazhimin në beteja te tyre, janë dytë persona me peshë të mëdha politike dhe me besim qytetar. Kjo është tepër e rëndësishme, për stabilitetin e vendit dhe mbajtjen e konsistencës dhe objektivit tanë si vend karshi integrimit”.
”Ne mund të kemi dallime dhe diferenca që kanë ardhë në pah. Edhe presidentja edhe kryeministri, shumë herë vet kanë deklaru që në orientim nuk dallojnë, munden me dallu në mënyrat se si arrihet deri te ai cak”.