25.9 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Kusari-Lila thotë se Lista Serbe ka qëndrimet e njëjta në kuvend me të PDK-së dhe LDK-së

- Advertisement -

Mimoza Kusari-Lila e Vetëvendosjes thotë se Lista Serbe ka të njëjtat qëndrimet me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për më tepër, Kusari-Lila kërkon “sa më parë zgjedhje të reja”.

“Nuk ka më legjitimitet dhe as vullnet politik për të vazhduar me këtë strukturë të Kuvendit. Zgjedhje sa më parë, për zgjidhje më të mirë, për demokraci funksionale!”, tha Kusari-Lila.

Postimi i plotë:

Situata e sotme në Kuvendin e Kosovës nuk ishte asgjë e re, përveç përsëritjes së qëllimit të opozitës së deritashme: mbajtja e bllokadës në Kuvendin e Kosovës.

Asnjë nga deklaratat e tyre publike nuk u respektua:

• LDK që në fillim të prillit, deklaroi se nuk do ta bllokojë konstituimin e Kuvendit, por po bën të kundërtën.

• PDK deklaroi se do të votojë këdo nga deputetët e zgjedhur që nuk ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar, por sot dëshmoi të kundërtën.

• Lista Serbe, që nga fillimi, ka mbajtur të njëjtin qëndrim me dy të parat.

E ndërkohë, prapë përmendet Gjykata Kushtetuese për zgjidhje pas 30 ditëshit.

Gjykata, Prokuroria – këto janë kryefjala e secilës deklaratë të eksponentëve të opozitës. Ajo që nuk u fitua përmes procesit të vetëm legjitim të demokracisë – zgjedhjeve – po tentohet të fitohet në sallat e gjykatës dhe me vendimet e Prokurorisë, sidomos asaj speciale.

Prandaj, është urgjente gjetja e zgjidhjes për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale. Demokracia buron nga vullneti i sovranit. E kur ky vullnet nuk respektohet, ai duhet të rikonfirmohet.

Nuk ka më legjitimitet dhe as vullnet politik për të vazhduar me këtë strukturë të Kuvendit. Zgjedhje sa më parë, për zgjidhje më të mirë, për demokraci funksionale!

Të ngjashme

Të fundit