8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kusari-Lila tenton të arsyetohet pasi VV votoi kundër Komisionit

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka tentuar të arsyetojë votën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kundër themelimit të Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës së energjisë në Kosovë të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kusari-Lila ka thënë se vota kundër ka ardhur si pasojë e debatit në Kuvendin e Kosovës, pasi qëndrimi fillestar i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë pro themelimit të tij, shkruan lajmi.net.

“Ju e patë se si në fillim të kësaj seance, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje tregoi vullnetin dhe kishte propozuar emrat për të qenë pjesë e këtij komisioni hetimor, përkundër që përfaqësuesit e opozitës u deklaruan që nuk do të ketë debat, dhe përkundër që u pajtuan që të vazhdohet me votim të thjeshtë, filloi debati me konkluza për gjetjet e këtij Komisioni Parlamentar. Ne jemi të vetëdijshëm që me ligjin për hetim parlamentar mundet edhe 1/3 e deputetëve të parashtrojnë kërkesën dhe Kuvendi e themelon Komisionin Parlamentar.”, tha Kusari-Lila.

Ajo më tutje tha se debati është filluar nga shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri dhe ka vazhduar nga të tjerët, por shtoi se nuk kanë dyshim mbi transparencën e qeverisë.

“Duhet të ruhet korrektësia. Debatin e filluar ju z.Tahiri, pastaj vazhduan të tjerët. Prandaj grupi parlamentar i LVV-së vendosi të mos e mbështesë në formën si ka ardhur. Ne nuk kemi asnjë dyshim në transparencën dhe në llogaridhënien e qeverisë.”, tha ajo.

Në fund ajo tha se vendimi për votimin ose jo të këtij komisioni parlamentar ka ndryshuar gjatë kohës sa po mbahej seanca e sotme.

“Sot kemi ardhur në seancë me synimin e mbështetjes së këtij Komisioni Hetimor. S’kemi asgjë për të fshehur dhe nuk ka diçka që pritet të zbardhet përkundër asaj që është thënë deri më tani. Por meqë po tentohet që në secilin moment e hap të qiten pasaktësi dhe të hudhet pluhur mbi punën e qeverisë, atëherë vota jonë ndryshoi, u bë kundër një propozimi që po mundohet të manipulojë me të vërtetën.”, tha Kusari-Lila.

Në anën tjetër, Tahiri i PDK-së tha se është hera e parë në historinë parlamentare të Kosovës që një komision parlamentar refuzohet me votë nga deputetët e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit