Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka komentuar raportin e UNDP-së se shkalla e varfërisë në Kosovë është rritur 16%, tha se këto shifra do të ishin më dramatike nëse do të ishin partitë tjera në pushtet do të ishte me keq se sa është sot.
“Për faktin e vetëm se në gjitha nivelet në gjitha sferat e ekonomisë e gjithashtu edhe të politikave të mirëqenies ka pasur focus të vazhdueshëm nuk është lënë asnjë kategori jashtë”, tha Lila në në emsionin “Click” të RTV21
Ajo u arsyetua se për këtë rritje të shkallës së varfërisë ka pasur ndikim të drejt për drejtë inflacioni.
Kusari u shpreh se kanë shumë punë për të bërë por sipas saj janë në rrugën e duhur.
Ajo tha se është viti i tretë i Qeverisë Kurti 2 që buxheti miratohet vetëm me vota të pozitës. Sipas saj, opozita në momente të tilla zgjedh që ta lëshoj sallën.
‘’Është vit i tretë i Qeverisë Kurti II që e kemi miratuar buxhetin vetëm me vota të pozitës, asnjë buxhet nuk e ka miratuar kjo opozitë, në legjislaturën e VIII nuk ka qenë pjesë e votimit, kanë zgjedhur që të lëshojnë sallën në momentin kur janë bërë votimet për buxhetin, arsye nuk kane pasur se në moment kur diskutohet për buxhetin nënkuptohet që kufijtë e buxhetit të përcaktohen me kornizën afat mesme të buxhetit që do të thotë për të vite dihet se cilët janë kufijtë buxhetor’’, tha Kusari-Lila.