0.6 C
New York
Thursday, December 4, 2025

Buy now

Kusari-Lila reagon: Sami Lushtaku e quan me fjalë tjetër prostitutë Ardiana Matoshin, e pastaj kërkon “kujdes” në atë që flasim

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila i ka reaguar kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i cili tha se niveli i ish-deputetes së LVV-së, Adriana Matoshi është “sikur del prej një shtëpie publike”.

Kusari-Lila thotë se me këtë ai e ka quajtur Matoshin prostitutë.

“Në një deklaratë të vetme, kryetari i sapobetuar i Skenderajt, Sami Lushtaku, e quan me fjalë tjetër prostitutë Adriana Matoshin, e pastaj kërkon “kujdes” në atë që flasim, sepse sipas tij faktet që ajo ka përmendur (e që vetë Samiu i ka konfirmuar më herët) për shitblerjen e tokës publike, me fitime marramendëse për Lushtakun, paskëshin qenë “jo mjaftueshëm të mbështetura në fakte”. Pra, kjo është mënyra e komunikimit të Samisë dhe kategorisë së tij: gratë qenka prostituta nëse flasin me fakte, ndërsa burrave u tregon grushtin. Nganjëherë edhe grave u tregohet grushti — vetëm se duhet të jenë “kategori tjetër”. Eh pra, urime Kryetar, sapo ia konfirmove edhe një mandat Adrianës. Nëse nuk të ka pëlqyer deri tash çka të ka thënë, prit çka do të thotë në katër vitet e ardhshme. TURP për ty!”, ka shkruar Kusari-Lila.

Të ngjashme

Të fundit