4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas publikimit të një audoincimi, ku dëgjohet teksa flet me kriminelin Milan Radoiçiq.

Kusari-Lila në një reagim në Facebook, ka shkruar se po e mbrojnë Radoiçiqin me “sound bites” dhe montazha të bisedave me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

“Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime.

Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se përgjigjen do ta marrin më 9 shkurt.

“Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radoiçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur.

Atyre të cilëve po ju mungon, duhet të mësohen pa të.  Nuk ka luftë hibride që na përkul”, ka deklaruar shefja e deputetëve të LVV-së.

Reagimi i plotë:

Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime.

Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë.

Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur.
Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të.

Nuk ka luftë hibride që na përkul.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit