Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.
Për këtë ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, përmes një deklarimi në “X”, të martën.
“Cili është arsyeja pas këtij vendimi? Përkrahja e përfaqësimit të paligjshëm të “Drejtorisë së Koordinimit Serb në Kosovë” shërben vetëm për zgjerimin e hendekut ndërmjet komuniteteve dhe është një lëvizje regresive për integrimin dhe sundimin e ligjit në mbarë Kosovën”, ka shkruar ajo.