13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kusari – Lila: Reagimi i Antony Blinken ishte i nxituar

- Advertisement -

Të shpejtuara e të nxituara i ka quajtur reagimet e sekretarit të shtetit amerikan, Antony Blinken, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

Blinken  i kishte qortuar autoritetet e Kosovës, duke thënë se vendimi për të përdorur forcën për të hyrë në ndërtesat komunale në veri ishte marrë “kundër këshillës” së SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe se “po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin”.

Kusari – Lila, tha se përkundër dallimeve që mund të jenë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është anti – amerikan.

“Ajo mundet me qenë deklarim, që mundet të jetë kualifikimin e vlerësimit që është dhënë paraprakisht. Po them që vlerësimi që është dhënë për ditën e premte mu ka dukur paksa i nxituar. Ka forma apo mënyrë të shprehjes së pakënaqësisë, ka qenë shkarje në kuptimin se si vlerësohet një deklaratë. Në asnjë element të vendimmarrjes, nuk mund t’i thuhet anti-amerikanizëm”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit