-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Kusari Lila: Rasti i Nagip Krasniqit s’ka të bëjë me shitjen e energjisë elektrike

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur akuzave të shefit të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, për rastin e ish-shefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.

Kusari-Lila tha se Nagip Krasniqi s’ka të bëjë me shitjen e energjisë elektrike.

“Akuza e cila ende nuk është plotësuar për zotërin Krasniqi me shumë defekte, nuk ka të bëjë me tregtimin e energjisë, por ka të bëjë me një rast ekskluzivisht të remontit, ashtu edhe siç kemi arritur të marrim informacione nga mediat dhe materialet që janë publikuar”, tha Kusari-Lila.

“Prezumimi i pafajësisë është ajo çka duhet t’ia japim z. Krasniqi. Sepse kemi parë procese e procese e pastaj pafajësi në fund”, theksoi ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit