Lajme

Kusari-Lila për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita: Janë afërsisht 150 milionë euro të bllokuara

By GAZETA SCANNER 1

September 14, 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritkuar vendimin e PDK-së dhe AAK-së për të bojkotuar votimin e projektligjeve në Kuvend, përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ajo ka theksuar në “Pressing” se mosvotimi i këtyre marrëveshjeve ka rezultuar në bllokimin e rreth 150 milionë eurove të fondove ndërkombëtare.

”Këtë periudhë kohore kemi pasur shpesh herë abstenime me prezencë të partive opozitare dhe ne kemi vazhdu. Në diskutimet publike ata kanë thënë se ju e keni shumicë dhe vazhdoni dhe ne kemi vazhdu.” – deklaroi Kusari-Lila

”Ne situatën aktuale janë afërsisht 150 milionë euro të bllokuara e të tjerat që po vijnë. Nesër e kemi një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ka qenë me herët është ajo për rindërtimin e linjës hekurudhore. E të tjera që i ka miratuar Qeveria”, tha ajo.