9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kusari-Lila për grevën: Procesi është politizuar në skajshmëri, dëmi është me pasoja të parikuperueshme

- Advertisement -

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se fëmijët po ballafaqohen me një situatë që s’e kanë shkaktuar e as krijuar me grevë, por sipas saj, po i bartin pasojat.

Kusari-Lila tha se greva e BSPK-së, është e garantaur me ligj, por sipas saj, sa herë shfrytëzohet një e drejtë duke i shkaktuar dëm dikujt tjetër, atëherë bëhet keqpërdorimi i asaj të drejte.

“Dëmi që po i shkaktohet fëmijëve është me pasoja të parikuperueshme për një të ardhme afatmesme dhe një konstatim është bërë edhe nga Avokati i Popullit si institucion i pavarur për t’i mbrojtur të drejtat e individëve”, është shprehur Kusari – Lila.

Po ashtu ajo tha se dialogu në mes qeverisë dhe SBAShK-ut, ka qenë sistematik, teksa përmendi rastin e takimit të ministres së Arsimit, atij të Financave dhe të kryeministrit me krerët sindikalistë.

“Më 1 shtator, ditën kur është dashur të fillojë mësimi, kryeministri, ministri i Financave dhe ministrja e Arsimit janë takuar me SBAShK-un para prezantimit të Pakos për Përballje me Inflacionin në vlerë prej 150 euro. Përgjigja ka qenë negative. Më 8 shtator, ministrja e Arsimit është takuar me sindikalistët të cilët thanë se s’pajtohen me 150 euro”.

“Prapë kryeministri i takoi më 13 shtator, duke iu ofruar diskutim përmbajtjesor dhe trajtim edhe në Ligjin për Skemën Pensionale edhe në Ligjin për Paga edhe shtesë prej 10 milionë euro për barna esenciale. As kjo kërkesë s’ishte e mjaftueshme dhe sapo dolën prej takimit thanë s’e pranojnë këtë”, është shprehur Kusari – Lila.

“Procesi skajshmërisht është politizuar. Kjo u vërejt kur Sindikata e Bashkuar përgjigjet se involvimi i Avokati të Popullit, siç e kanë shkruar ata është një institucion që ka hyrë në rrugën e shantazhit për të përçarë sindikatat. A e dini kur është zgjedh ai, nuk është zgjedh nga kjo pozitë dhe kjo qeveri. Avokati i Popullit është institucioni aty qe disa vite dhe i takon të jetë në këtë proces… Në këtë situatë vetëm një gjë mbetet t’iu themi se ata janë duke shkelur një të drejtë themelore kushtetuese të fëmijëve. Nuk munden të mbahen fëmijët në mes deri sa të ndryshon lista e kërkesave vetëm për t’u pamundësuar procesi mësimor”, tha ajo

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit