10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kusari -Lila: Nuk u përjashtuan veteranët e UÇK-së, u miratua paga minimale në sektorin privat

- Advertisement -

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka folur në një konferencë për media pas miratimit në parim të Projektligjit të pagës minimale.

Kusari-Lila tha se veteranët e UÇK-së nuk janë përjashtuar nga ky projektligj.

Sipas saj, në këtë projektligj është miratuar paga minimale për sektorin privat.

“Së pari më lejoni të ju informoj se veteranët nuk janë përjashtuar nga Ligji për pagën minimale. Ligji është miratuar për pagën minimale në sektorin privat. Dihet dhe nënkuptohet se ndarja e pensionit në veteranëve është bërë në vitin 2016-të,gjegjësisht në dhjetor të vitit 2016-të dhe ligjshmëria e pagës minimale është ndarë atë vit nga qeveritë paraprake”.

“Kësaj radhe në trajtim ashtu siç e dini edhe nga Qeveria e Kosovës në dialogun më Këshillin Ekonomik Social është trajtuar vetëm paga minimale e sektorit privat”, ka thënë Kusari-Lila.

Kuvendi i Kosovës me 68 vota pro e ka miratuar Projektligjin për pagën minimale.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës paga minimale në Kosovë do të jetë 250 euro neto.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit