Shefja e Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila thënë se nuk sheh ndonjë gjendje të jashtëzakonshme që mund të sjellë tek zgjedhjet e menjëhershme.
Kusari-Lila është shprehur se zgjedhjet do të mbahet në cikël të rregullt zgjedhore, duke shtuar se për datën e zgjedhjeve do të jetë siç parashihet edhe me ligj.
“Paralajmërimi ka qenë në raport me afatet e rregullta. Zgjedhjet mund të jenë prej fundit të vitit 2024 deri në 2025 që do të ishte në cikël të rregullt zgjedhor, me atë se si janë mbajtur zgjedhjet në shkurt të 2021. Mund të flasim për çështje muajsh në raport me datën fillestare, gjegjësisht të shkurtit 2025, do të bëhen katër vite të plota. Tashmë në vitin e fundit dhe të legjislaturës dhe ekzekutivit nuk shoh ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, që mund të sjellë tek zgjedhjet e menjëhershme. Si një proces ka mjaftueshëm kohë të diskutohet dhe të ketë një vendimmarrje të përbashkët, për datën e zgjedhjeve siç parashihet dhe me ligj.” – ka thënë Kusari-Lila për Indeksonline.