Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila për Ekonomia Online ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që Ura e Ibrit të mbahet e mbyllur.
Ajo ka thënë se ura është sinonim i ndarjes dhe pengesë serioze e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.
“Ura e Ibrit është sinonim i ndarjes, i qytetit të ndarë është pengesë serioze në lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy anët e lumit Ibër dhe tashmë besoj që është mirë e argumentuar që janë hequr të gjitha rreziqet e mëhershëm që janë asociuar me lirimin apo qarkullimin e Urës së Ibrit. Prandaj nuk ka asnjë argument të qëndrueshëm përveç atij, argumenti politik të mëhershëm që ka qenë që ura duhet të mbahet e mbyllur.” – ka thënë ajo.