Kryesuesja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosj, Mimoza Kusari-Lila në “Pressing” të T7, ka folur në lidhje me “lëvizjet” e njerëzve sa i përket stafit civil në Kosovë, pas ardhjes në pushtet të VV-së.
Për një “lëvizje” të tillë raportoi Nacionale, ku po dyshohet se disa hetues policorë do të lëvizin nga pozitat e tyre, pasiqë ishin duke hetuar eksponent që lidhen me pushtetin, për korrupsion.
“Ka pasur kërkesë te udhëheqësit e departamenteve. Unë mendoj që është e kundërta, nëse pyetesh ti tek të tjerët mund të thonë pse nuk ka pasur lëvizje më të mëdha. Për arsye se është synuar që lëvizja e mirëfilltë në kuadër të stafit civil të bëhet me proces të reformës administrative”, tha Kusari- Lila në “Pressing”.
Kusari-Lila ka përmendur performancën dhe aryse të tjera pse sipas saj njerëzit mund të “lëvizin” nga pozitat e tyre.
“Nëse ka pasur lëvizje në pozicione të caktume, ka pasur për arsye të mungesës së performancës në punë, mosdaljes në punë, të lidhjeve të afërta me pushtetet e mëhershme por duke u shfrytëzu lukset ose benefitet që kanë qenë edhe më herët. Edhe si të tilla, sigurisht që ka pasur kërkesë për ndryshim ose reformë”, tha ajo.