27.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Kusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ngërçi

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë para seancës së sotme konstituive se zhbllokimi i situatës në Kuvend mund të bëhet në mënyrën më të thjeshtë, përmes pjesëmarrjes në votim.

“Sot të marrin pjesë në votim, pro, kundër apo abstenim, dhe të tejkalohet ky ngërç. Kjo është më e thjeshta”, tha Kusari-Lila, para mediave.

Ajo shtoi se të gjithë deputetët që po reflektojnë pozitivisht në këtë situatë janë të bindur se pozita e kryetarit të Kuvendit i takon grupit parlamentar të VV-së.

“Kjo situatë duhet të zhbllokohet dhe ata mund ta përkthejnë këtë qëndrim nga retorikë në veprim konkret”, shtoi ajo.

Të ngjashme

Të fundit