0.3 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Kusari-Lila: LVV-ja s’ka qenë bllokuese, lojë politike e ndytë nga partitë tjera

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka mohuar se grupi prej 48 deputetësh, që përfshinte edhe Lëvizjen Vetëvendosje e Guxo, ka qenë bllokues gjatë legjislaturës së fundit.

Sipas saj, çdo herë kur ata kanë ofruar zgjidhje për të dalë nga situatat e krijuara, bllokada ka ardhur nga partitë tjera parlamentare.

“Nuk kemi qenë ne 48-shja bllokuese. Për arsye, se kur kemi ofruar ne alternativa për zhbllokim, kanë bllokuar të tjerët. Nuk ka qenë LVV-ja ose grupi ynë parlamentar që nuk ka propozuar ose s’ka pasur ndryshime e oferta për me lëviz prej situatave bllokuese. Bllokonin ata të tjerët”, deklaroi ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ajo tha se legjislatura e fundit ka dështuar të prodhojë rezultate, përveç zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit, duke e quajtur këtë një fakt të dukshëm për publikun.

“Ka pasur situata absurde në këtë legjislaturën e fundit, e cila nuk prodhoi fare asgjë, përveç zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së kuvendit. Kjo është evidente. Kjo është e parë, publikisht  e botërisht. Ne nuk mundemi me reduktua vlerësimin që 48 deputetë kanë bllokues – jo”.

Kusari-Lila kujtoi rastet e bllokimit të votimit me votim të fshehtë për komisionet, duke theksuar se ajo personalisht kishte ofruar vazhdimisht alternativa para se çështja të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.

“Kur e kemi pas pjesën e bllokadës, ku nuk votohej komisioni për votim të fshehtë, pa shkuar akoma në Gjykatë Kushtetuese… kam propozuar gjithmonë zgjedhje për zgjidhje. Ka qenë një lojë politike e ndytë”.

Sipas saj, manipulimi procedurial dhe refuzimi i marrëveshjeve nga partitë ish-opozitare kanë bërë që Kuvendi të ngecë, duke e pamundësuar përfundimin normal të proceseve parlamentare.

Të ngjashme

Të fundit