Kryetarja e Grupi Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, në takimin mes anëtarëve të Komisionit për Ekonomi dhe sindikalistëve të Trepçës, tha se janë shumë të vetëdijshëm për rrethanat edhe për situatën, e kjo sipas saj, është arsyeja që është thirrur ky takim.
Kusari – Lila tha se greva të minatorëve ka pasë edhe në qeveritë e kaluara, derisa theksoi se në këtë grevë minatorët kanë hy pikërisht në datën kur u janë ekzekutuar pagat, pavarësisht që ajo tha se ishin tashmë tri javë me vonesë.
“E thatë ju me të drejtë që minatorët nuk duan e nuk dinë politikë. Greva ka pasë gjatë gjitha qeverive, në grevën e vitit 2019 i keni pas kërkesat e juaja, e keni pasë Këshillin Grevist dhe e keni plotësu grevën. Në grevën e vitit 2020 e keni pasë dorëheqjen e kryshefit e keni pasë Këshillin Grevist, keni komuniku me Qeverinë është përfundu greva. Në këtë grevë ju keni hy në ditën kur janë ekzekutu pagat, të vetëdijshëm për faktin që pagat janë vonu, se ka qenë data 24 ne gjithë e dimë që 24 janë 3 jave prej fillimit të muajit, por gjithashtu e dimë se ka humbje të mëdha në Trepçë që tregon se ka nevojë për një shikim përmbajtësorë produktiviteti brenda. Dhe secila ditë që po shkon janë afërsisht dikund humbje 50 mijë euro nëse nuk gaboj”.
“Në situatën të cilën sot ka ndodhë greva është paksa problematike, për arsye se kur kërkohen kërkesat e këshillit grevist nuk ka të tillë, po themi që janë krejtë minatorë, ndërsa sipas asaj që ne e kemi marrë zyrtarisht kush ka komuniku me ju, kërkesa për pagën është heqë, kërkesa për sigurimin është heq, krejt çka ka mbetë është shkarkimi i kryeshefit”, tha ajo.
Tutje Kusari – Lila pyeti sindikalistët se ”në krejtë këto rrethana të cilat janë rëndu shumë, a ja vlen me qenë poshtë dikush në zgafellë derisa ne po e diskutojmë këtët çështje”
“Ai është ushtrues detyre nuk është as kryshef i zgjedhur dhe është një prej Trepçës nuk ka ardhë prej jashtë, ka qenë aty dhe është vendos në detyrë. Në momentin kur heqet ai duhet me qenë dikush tjetër. Në krejtë këto rrethana të cilat janë rëndu shumë a ja vlen me qenë poshtë dikush në zgafellë derisa ne po e diksutojmë këtët çështje. Cila është arsyeshmëria e qëndrimit, e insistimit për heqje të tij, se ne nuk jemi tu dashtë me mbrojtë askend. Trepça është me humbje, një menaxher i suksesshëm e tregon organizatën me sukses”, tha ajo.
Derisa theksoi se Ligji që e ka miratu Kuvendi e ka nxjerrë grevën të paligjshme dhe sipas saj, është e dhimbshme që në vitin 2023 me thënë që kjo grevë nuk ka bazë.
“Ligjin qe e ka miratu ky Kuvend e nxjerr këtë grevë të paligjshme. Dhe është e dhimbshme që në vitin 2023 na me thënë qè kjo grevë nuk e ka bazën, për aryse se, se ka parapa këshillin grevist. Kërkesa për shkarkim nuk lidhet me kontratën e punës, po të tjerat paga gjithsesi, kushtet e punës gjithsesi por janë edhe disa çështje tjera të cilat nuk kanë kalu sipas procedurës të cilat ish dashtë me qenë greva “, shtoi ajo.