3.5 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Kusari-Lila: Kosova e ka kaluar fazën e mbajtjes së konferencave ndërkombëtare

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur se Kosova e ka kaluar fazën e mbajtjes së Konferencave Ndërkombëtare.

Ajo është shprehur se tashmë janë dy marrëveshje, të cilat sipas saj, ka qenë Serbia ajo që e ka mohuar zbatimin e tyre.

“Kosova e ka kaluar fazën e mbajtjes së Konferencave Ndërkombëtare për gjetje të zgjidhjeve të çështjeve të cilat kanë zgjidhje, por nuk ka vullnet nga pala tjetër dhe ajo nuk është Kosova”.

“Do të thotë tashmë vetëm ka dy marrëveshje, është marrëveshja e Brukselit, gjithashtu është marrëveshja e Ohrit për planin e zbatimit, të cilat Kosova në të dy rastet ka shprehur gatishmërinë dhe i ka qëndruar në njëfarë forme besnike zbatimit të marrëveshjes së arritur. Ka qenë pala serbe ajo e cila që pas përfundimit të dy takimeve ka mohuar zbatimin e tyre e gjithashtu edhe në terren drejtpërdrejtë ka bërë shkeljen e tyre”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit