21.3 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje vullneti politik

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Sipas saj, vonesat e mëtejme përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

“Vendimi i Gjykatës rithekson qartë se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje e vullnetit politik, por detyrim kushtetues. Çdo vonesë shtesë është shkelje direkte e nenit 66 të Kushtetutës”, ka thënë Kusari-Lila.

Tutje, ajo kritikoi interpretimet e partive opozitare, të cilat kanë pretenduar se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar votimin e hapur, duke i cilësuar këto si të pasakta, raporton IndeksOnline.

“Edhe sikur të ishin të sakta – e nuk janë – këto interpretime nuk justifikojnë bojkotin e votimit të hapur për Komisionin Zgjedhor. Pjesëmarrja në votim është obligim kushtetues”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo u bëri thirrje deputetëve opozitarë që të mos vazhdojnë me shkelje të Kushtetutës dhe të marrin pjesë në seancën e thirrur për nesër në ora 11:00.

“Koha e mospjesëmarrjes në votim mbaroi. Tani është koha për vendimmarrje dhe përgjegjësi serioze ndaj Republikës dhe Kushtetutës”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit