11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kusari-Lila kërkon të hapen shkollat dhe të fillojë mësimi

- Advertisement -

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që shkollat të hapen dhe mësimi të fillojë nesër në të gjitha shkollat, pavarësisht se cila parti e udhëheq cilën Drejtori Komunale të Arsimit.

“Hapni shkollat, le të fillojë mësimi nesër. Agonia e cila po vazhdon për nxënësit lidhur me (mos) fillimin e mësimit, duhet të mbarojë nesër në gjithë Kosovën, pa dallim kush e udhëheq cilën komunë, apo cila parti udhëheq me cilën Drejtori Komunale të Arsimit”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Të mbash fëmijët jashtë bankave të shkollës dhe jashtë objekteve shkollore, sipas saj, jo vetëm se është e padrejtë, por është e kundërta e vetë misionit të mësimdhënësve.

“Për gjeneratat që kanë përjetuar shkollat/shtëpi e përpjekjet e jashtëzakonshme të mësimdhënësve vetëm e vetëm të mos ndërpritet procesi mësimor, arsyetimi se ‘50€ nuk janë sa kemi kërkuar, kërkojmë 100€ deri në miratimin e ligjit të pagave’, nuk është arsyetim i qëndrueshëm krahasuar me dëmin që po i bëhet fëmijëve dhe gjithë procesit mësimor”, ka shtuar ajo.

Ajo tha se ka disa vite radhazi që 1 shtatori fillon me të njejtin ankth se a do të ketë apo jo mësim se mund të kemi grevë.

“Tash kur ka filluar procesi i diskutimit publik të Projektligjit për Pagat, kur dihet që brenda këtij viti shkollor pagat e mësimdhënësve do të jenë ato meritoret dhe të cilat pas tetë viteve do të reflektojnë ndryshimin e merituar, mohimi i të drejtës elementare për mësimnxënie dhe mësimdhënie, është destruktiv dhe me pasoja të rënda për nxënësit në mbarë Kosovën”, ka vazhduar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit