15.4 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Kusari-Lila: Isha në panel kur e kuptova se kisha kancer në gji (VIDEO)

- Advertisement -

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për eksperiencën e saj kur kishte kuptuar se ishte prekur nga kanceri në gji.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ajo ka treguar se e kishte marrë me qetësi dhe se e kishte zbuluar kancerin në një fazë të hershme.

“Vitin e kaluar, në një vizitë të rregullt te radiologia, pikërisht në muajin tetor, muaji kur kam lindur, u identifikua një masë, e cila, siç e përshkroi radiologia Shkëndije Nuza, nuk ishte e formës së zakonshme. Ajo, me përvojën e saj, tha se, sipas asaj që po shihte, duhej të bëja biopsi menjëherë, po atë ditë.”

“Kam qenë në mesin e një situate apo drame tjetër në politikë, dhe nuk më bëri shumë përshtypje. Disi, gjithmonë e kam lënë veten në rend të dytë në raport me ndjesinë dhe përgjegjësinë që duhet ta kesh për shëndetin, që është vetëm i yti. Ka qenë ai moment kur kam menduar: ‘Po, po, vetëm sa me kry punë’, dhe pa lëvizur fare nga dhoma ku bëra ultrazërin, e përfundova edhe procedurën e biopsisë. Në atë moment nuk e kam marrë shumë rëndë. Përkundrazi, prej asaj dite kam qenë e bindur se mund të kem diçka të natyrës pak më të rëndë sesa vetëm ndonjë masë dhjamore.”

Në fund, Kusari-Lila rrëfeu edhe për momentin kur mori vesh diagnozën: “Pas disa ditësh e mora rezultatin. Kam qenë në një panel kur mora analizën që tregonte se kam kancer. Hyra në panel, e përfundova atë dhe u solla me qetësi. E mira ishte se më thanë që ishte në një fazë shumë të hershme.” /Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit