18.3 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Kusari-Lila: Gjykata Kushtetuese s’mund ta imponojë vullnetin politik

- Advertisement -

Kryetarja e Aleternativës, njëherësh deputete e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka konstatuar se kuvendi nuk është konstituuar ende pa zgjedhjen edhe të një nënkryetari nga komuniteti serb.

Megjithatë, Kusari shtoi se gjykata i jep vlerësimet e saj në aspektin  juridik-ligjor, por nuk mund të ndikojë në vendimet politike.

Ajo tha se deputetët e LVV-së nuk e votojnë asnjë deputetë të Listës Serbe për nënkryetar të kuvendit.

‘’Mbetet të shihet aktgjykimi final, por si gjithmonë kemi pranuar vendimet e gjykatës. Kemi zbatuar njëjtë edhe deri tani në dy aktgjykimet paraprake, por që Gjykata e jep vlerësimin e vet në aspektin juridik dhe ligjor, ne marrim vendimet politike. Gjykata mund të vlerësojë procesin e votimit në aspektin ligjor, por nuk mund të imponojë vullnetin politik dhe kjo mbetet e pandryshuar prej momentit kur është bërë publike se kuvendi nuk është konstituuar”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit