Duke folur për respektimin e vendimit të qeverisë, ajo bëri të ditur se ka pasur edhe shkelje të vendimit për marzhën e fitimit, por se Inspektorati i Tregut ka reaguar me masa ndëshkuese.
“Po, ka pasur dy kompani që kanë shkelur vendimin tonë. Inspektorati më ka informuar për këto kompani, të cilat si masë të parë kanë gjobën, ndërsa si masë të dytë tërheqjen e licencës. Nuk ka ardhur deri te masa e dytë. Do të thotë, procesi është ndalur te dënimi, gjegjësisht te reagimi i parë i Inspektoratit të Tregut”, tha ajo,






