Kusari: Kurti e VV-ja duan ta betonojnë narrativën se armiku i Kosovës janë mediat

- Advertisement -

Juristja e media,s Flutura Kusari, tha se deklarata e kryeministrit Albin Kurti është vazhdimësi e agjendës së LVV-së, kryeministrit Kurtit dhe qeverisë së tij.

“Ta betonojë narrativën se armiku kryesor i Kosovës janë mediat, dhe ajo se çfarë unë e pashë është se ai dëshiron që t’i portretizojë gazetarët edhe mediat si kundërshtarë politikë dhe e dyta për shkak se është strategji deri diku efikase t’i delegjitimojë zërat kritikë”, tha Kusari në emisionin “Click” në RTV21.

Kusari shtoi se për këtë u befasua deri diku për shkak se para disa ditëve ishte një delegacion i Këshillit të Evropës në Kosovë, i cili gjeti se liria e medias në Kosovë është përkeqësuar.

“Dhe një faktor sipas tyre ishte gjuha delegjitimuese e LVV-së, … nuk u befasova shumë, po sigurisht pritjet i kisha se kryeministri dhe qeveria të reflektojnë, por kjo nuk paska ndodhur.”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit