Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka mohuar të ketë biseduar sërish me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe terroristin Milan Radoiçiq, raporton Periskopi.
Kusari pretendon se inqizimet janë të fabrikuara derisa thotë se këtë rast e ka paraqitur në Polici dhe Prokurori.
‘’Inqizimet janë të fabrikuara, kam qenë në Polici dhe Prokurori. Kam dorëzuar padi ndaj Slavqo Simiq’’, u shpreh ajo.
“Një matematikë e thjeshtë e tregon se nuk kemi pasur nevojë për ta. Në korrik 2023, 13 muaj nga largimi i Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës. Vetëm një bisedë përmes telefonit, ka ndodhur me insistim për çështje të sigurisë për Marrëveshjen e Energjisë. Nuk e ndërroj as një pikë as presje nga deklaratat e mia”, tha Kusari-Lila.
Ajo po ashtu thotë se vetëm një herë ka biseduar me Radoiçiqin, dhe atë në gjuhën shqipe.
“Ajo nuk është bisedë e imja, është bisedë e montuar, vetëm një bisedë kam bërë në gjuhën shqipe”.
Tutje shton se lidhur me këtë rast, ajo kërkon ekspertizë të thellë.
“Pastrimi i figurës së kryekriminelit Radoiçiq nga mediat është për keqardhje”, thotë deputetja tutje.
“Lista Serbe e ka dëshmuar se është organizatë kriminale, dhe nuk kanë mundur ta shantazojnë Qeverinë Kurti”.