22.3 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Kusari i reagon Osmanit: Raportimi për përdorimin e burimeve shtetërore për vajzat e Presidentes, 100% në interes të publikut

- Advertisement -

Juristja e mediave, Flutura Kusari i është drejtuar Presidentës së vendit, duke ia sqaruar se përdorimi i burimeve shtetërore për t’i dërguar vajzat e saj në shkollë nuk është përndjekje por 100% në interes të publikut.

Ky reagim vjen pasi Presidentja reagoi pas arrestimit të kameramanit të “Paparaci” Jetmir Muji, veç pse ky i fundit po raportonte për përdorimin e burimeve shtetërore.

Postimi i plotë:

Presidente,

Jo, tentimi për raportim të faktit që ju i përdorni burimet shtetërore për të dërguar vajzat tuja në shkollë nuk është përndjekje.

Ky raportim është 100% në interes publik.

Përndjekje është kur ju dhe bashkëshorti juaj shfrytëzoni çdo situatë për të sulmuar mediat, për të njollosur gazetarët dhe për të krijuar klimë negative ndaj mediave.

Qeverisja juaj ku një ditë i sulmoni gjyqtarët dhe ditën tjetër mediat e tregon vetëm një gjë: që jeni presidente pa kauzë dhe që e imitoni VV-në në krijimin e narrativës kundër media.

Në Kosovë, vetëm një presidente është përndjekur nga mediat pa të drejtë dhe ajo është Atifete Jahjaga. Ju ftoj të mësoni nga ajo se s’i të silleni me mediat.

Ndalimi i kameramanit është ndërhyrje flagrante në lirinë e shprehjes dhe të mediave. Marrja e pajisjeve të kameramanit pa urdhër gjyqësor rrezikon burimet e gazetarëve.

Të ngjashme

Të fundit