-2.6 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Kusari e përmend me emër Borrellin: Është bërë sport i lehtë t’ia përdredhni krahët Kosovës

- Advertisement -

Derisa publikoi pamje nga municioni që kapi Policia e Kosovës, i cili dyshohet se do të përdorej për veprimtari terroriste, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila iu drejtua me emër kryediplomatit evropian, Josep Borrell duke e etiketuar në Twitter.

Ajo ka pyetur nëse “ky është një konfiskim jashtëgjyqësor i municioneve për veprimtari terroriste në Kosovë”.

Sipas saj, është bërë “sport i lehtë për t’ia përdredhur krahët Kosovës”.

“Është bërë një “sport” i lehtë për t’i përdredhur krahët Kosovës sa herë që ndjen një hap tjetër më afër përshkallëzimit.” – tha ajo.

Në fund, Kusari është shprehur se “nuk është keq t’i thuash gjërat siç i kanë emrat”, duke e etiketuar edhe kryediplomatin Borrell.

Ndërkohë, dje shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell u shprehur shumë i shqetësuar për arrestimin e serbëve në Kosovë si dhe për marshimin e FSK-së në Mitrovicën e Jugut.

Borrell në Twitter tha se pavarësisht takimit të djeshëm, përshkallëzimi vazhdon të bëhet edhe më i rrezikshëm.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të menaxhimit të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit