11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kusari e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i VV’së, Haki Abazi ka disa fjalë për të

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pas deklarimit të u.d. të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarit për largimin e këtij të parit nga GP e VV-së në Kuvend.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, ai ka thënë se Kusari-Lila nuk është VV-ja dhe se nuk mund të komentojë largimin e tij pa parë vendimin.

“Nuk e di kush ka marrë vendim. Shefja nuk është VV. Nuk mundem me fole, se nuk e di saktësisht kush ka votu për largimin tim. Por, pa e pa vendimin nuk e di çka të them”, deklaroi ndër të tjera Abazi.

Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit